VV e LDK sot takohen me QUINT-in e shefen e BE-së

Takimi i djeshëm mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë nuk rezultoi me marrëveshje. 

“Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas këtij subjekti, kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së” thuhet në njoftimin e VV-së.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës. LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV’së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt.

VV’ja ka thënë se nuk e jep pozitën e kryeparlamentarit të cilën e mban Glauk Konjufca. Ndërkaq nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu pak para takimit ka thënë se partia e tij e do pozitën e kreut të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.