VV e LDK një hap më afër koalicionit bashkëqeverisës

Për shumicën prej grupit parlamentar të LDK-së, përfshirë Lutfi Hazirin është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.

Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shprehur gatishmëri të vendoset në krye të kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.

Burime jo zyrtare kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.

Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.