Ballina / KOSOVA / VV: Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi
Lëvizja Vetëvendosje

VV: Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi

Vetëvendosje ka reaguar për helmimin e punonjësve të KQZ-së.

“Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Tutje në reagim thuhet se këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

“Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata”, thotë VV.

Sipas tyre, pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar./InfoGlobi

Provo po ashtu

media, gazeta

Pse kemi nevojë për gazetarinë

Shkruan: Marc Benioff* Eshtë një paradoks i kësaj kohe që jetojmë. Ne kemi një univers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.