Ballina / KOSOVA / VV: Aida Dërguti kandidate për nënkryetare të Kuvendit
In Fabric

VV: Aida Dërguti kandidate për nënkryetare të Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se kryesia e VV-së ka vendosur që Aida Dërguti të vazhdojë ta përfaqësojë partinë në Kryesi të Kuvendit.

Dërguti, që ka qenë nënkryetare e Kuvendit në Legjislaturën e kaluar, është përmendur edhe si kandidate potenciale për kryetare të Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor.

Jozyrtarisht është raportuar se LDK-ja do ta propozojë për nënkryetar të Kuvendit, ministrin e deritashëm të Kulturës, Kujtim Shalën. Këtë pozitë, në legjislaturën e kaluar e ka mbajtur Sabri Hamiti, i cili nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u bërë deputet i kësaj legjislature.

Check Also

doganat e kosoves

Kosovë: Doganierët konfiskojnë 500 litra pije joalkoolike

Dogana e Kosovës ka marrë infomacionin se një sasi e pijeve joalkoolike dyshohet të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *