Vushtrri

Vushtrri, gjashtë mësues me Covid 19, një nxënës shtrihet në Pediatri

Një shkollë fillore në Vushtrri është mbyllur e tëra. Aty kanë rezultuar pozitiv me infeksionin Covid 19 gjashtë mësuese e dy nxënës të tjerë janë të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Si rrjedhojë procesi mësimor në këtë shkollë do të vazhdojë online. Ndërkohë nga dy nxënësit, njëri nga ta është i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Detaje për zhvillimet atje ka dhënë Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të nderuar qytetarë, nxënës, prindër e mësimdhënës!
Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme.
Ishim dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në kushte pandemie dhe mund të ndodhin të papritura, por kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave.
Bazuar në Protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online.
Me qëllim të ruajtjes së shëdetit të fëmijëve dhe gjithë qytetarëve, nga nesër, ditë e hënë, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë.
Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike.
Si TASK Forcë komunale kemi vizituar shkollat vazhdimisht. Jo vetëm me qëlllim të monitorimit por edhe për mbështetje të shkollave.
Më datën 14 shtator, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pas çertifikimit të shkollave nga inspektorati i arsimit, ka filluar mësimi për klasat parafillore, nivelin fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta. Bazuar në këtë, komuna jonë për fillimin e vitit shkollor 2020/2021, u përcaktua që mësimi të fillojë sipas skenarit “A” që do të thotë të gjithë nxënësit që duhet fillonin mësimin më 14 shtator çdo ditë të vijojnë mësimin në shkollë.
Për ti mbajtur fëmijët në shkollë na duhet bashkëpunimi i prindërve, të përcillen me kujdes fëmijët e prindërit, nëse kanë çfardo shenje të lajmërojnë mësuesen e shkollën dhe të qëndrojnë në shtëpi që të ruajmë fëmijët tjerë.
Bashkë do të ja dalim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.