Ballina / RAJONI / Vuqiç: Me të dy duart do ta pranoja këmbimin e territoreve

Vuqiç: Me të dy duart do ta pranoja këmbimin e territoreve

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka deklaruar mbrëmë se “më të dy duart” do ta pranonte këmbimin e territoreve ndërmjet Beogradit e Prishtinës për të cilin kryeministri Zoran Zaev ka folur në bisedën telefonike i bindur se po kret me kryetarin e Ukrainës Petro Poroshenko.

Zaev ka qenë i mashtruar dhe në të vërtetë ka folur me komikët Vladimir Kuznecov e Aleksejom Stolarov, të cilët e kanë aktruar Poroshenkon.

Zaev ka thënë se është i njoftuar me qëllimin e fshehur për këmbimin e territorit, përkatësisht se Kosova Serbisë duhet t’ia jep 10 komuna në veri të Kosovës, e Kosova në këmbim të marrë “disa komuna në jug të Serbisë.

“Po të na ofronte dukush atë për çka ka folur, unë me të dy duart do ta pranoja, por është e qartë se ka biseduar për atë me dikënd i cili për bisedimet e Beogradit e Prishtinës di fare pak”, ka thënë Vuqiç për televizionin serb “Pink”.

Ai ka thënë edhe se Zaev i ka kërkuar falje, pasi që mediat e kanë publikuar atë bisedë, në të cilën kryeministri maqedon ka thënë edhe se Vuçiq është njeri i rusëve.

Provo po ashtu

shtetaset e huaja

Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.