Ballina / RAJONI / Vuqiç: Forcat paqësore në Kosovë garanci e popullit serb në Kosovë

Vuqiç: Forcat paqësore në Kosovë garanci e popullit serb në Kosovë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka thënë se në bisedë me kamndantin suprem të forcave të NATO-s për Evropë gjeneralin Tod Wolters, se forcat paqësore në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-s janë garanci e sigurisë së popullit serb në Kosovë.

Siç thuhet në kumtesë, Vuqiçi në bisedë ka kërkuar që shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë në çdo çast të mund të vërë kontakt me komandantin e KFOR-it dhe njëkohësisht ka pranuar që kreu i ushtrisë serbe të jetë në dispozicion për komunikim me KFOR-in.

Gjenerali Wolters ka pranuar që në çdo çast, pa vonesë, ekziston mundësia e komunikimit të ndërsjellë, sepse kjo është me rëndësi për ruajtjen e stabilitetit në regjion si një ndër shtyllat e stabilitetit global.

“Ai ka konfirmuar se KFOR-i edhe më tej me përgjegjësi do t’i plotësojë obligimet e tij në Kosovë dhe e ka
lavduar kryetarin Vuqiç për reagime të përgjegjshme, të urta e gjakftohta në situatat e krizës në Kosovë. Gjenerali ëolters ka mbështetur përpjekjet, të cilat Serbia i investon në ruajtjen e stabilitetit dhe shtrirjes së bashkëpunimit në regjion”, thuhet në kumtesën e djeshme të transmetuar nga “Danas”-i.

Provo po ashtu

Bisedimet me BE-në, Franca kërkon shtyrjen për Tiranën e Shkupin

Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.