fbpx

Vullkani zgjohet pas 40 vitesh, evakuim në panik (video)

Vullkani Calbuco në jug të Kilit ka eruptuar të merkurën për herë të parë në 40 vitet e fundit, duke nxjerrë disa kilometra në ajër hi e tym, njoftojnë mediet lokale.

Zyra kiliane për gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur alarm të kuq për rrezik pas erupcionit të vullkanit rreth një mijë kilometra në jug të qytetit Santiago. Vullkani është në afërsi të cakut turistik Puerto Varas dhe janë evakuuar 1.500 persona.

Shumë njerëz janë në rrugë, shumë sish po shkojnë në pompa të benzinës për të mbushur rezervoarët”, i ka thënë banori i Puerto Varasit Derek Way Reutersit, transmeton InfoGlobi.

Kili, i cili ndodhet në unazën e zjarrtë të Pacifikut, ka vargun e dytë më të madh të vullkaneve pas Indonezisë, duke përfshirë edhe 500 sish, të cilët janë potencialisht aktivë.

Më mars vullkani Villarica në jug të Kilit ka eruptuar, por aktivitet i tij është shuar shpejt. – InfoGlobi