Ballina / Shkencë / Vullkani më i madh nënujorë

Vullkani më i madh nënujorë

Një vullkan nënujor i quajtur Tamu Massifi u gjet rreth 1,000 kilometra në lindje të Japonisë, thotë William Sager, një profesor në Universitetin e Hjustonit, i cili udhëhoqi një ekip shkencëtarësh në këtë zbulim.

Vullkani është me madhësinë e shtetit New Mexico dhe është ndër më të mëdhenjtë në sistemin diellor, thotë Sager.

Tamu Massif mbulon një sipërfaqe prej rreth 120.000 kilometrash katrorë. Në krahasim me vullkanin më të madh aktiv në Tokë, Mauna Loa i cili gjendet në Hawaii, është rreth 2.000 kilometra katrorë më i vogël, thotë Sager.

“Forma e këtij vullkani masiv është ndryshe nga çdo vullkan tjetër nën-detar që gjendet në Tokë, dhe është shumë e mundshme që kjo mund të na jep disa të dhëna rreth asaj se si formohen vullkanet masive “, thotë Sager.

Tamu Massifi besohet të jetë rreth 145 milionë vjet i vjetër, dhe u bë joaktiv disa miliona vjet pasi që u formua.

Vullkani u emërua pjesërisht në nder të Univerzitetit të Texas A & M University, ku Sager ka punuar për 29 vjet para se të lëviz në Universitetin e Hjustonit.

Tamu është akronim/shkurtesë e emrit të universitetit ndërsa Massif është fjalë frënge që do të thotë “masiv” dhe nje termi shkencor për një masë të madhe malore, sipas Sager./InfoGlobi/D.M.

Provo po ashtu

atmosfera e tokës po rrjedh në hapësirë

Dërgohen organe njerëzore në hapësirë

Mushkëritë, veshkat, palca e kockave dhe kërcirit: një ngarkesë me organe njerëzore në miniaturë përgatitet të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.