Ballina / Shkencë / Vullkanët – të gatshëm për shpërthim

Vullkanët – të gatshëm për shpërthim

Vullkanët mund të shpërthejnë në një kohë shumë më të shkurtër se që kanë menduar shkencëtarët, por magma e tyre zakonisht mbahet në gjendje pothuajse të ngurtë.

Studimi i ri në Mount Hood në Oregon sugjeron se vullkanet mund të prodhojnë magmë të nxehtë e të lëngshme në vetëm dy muaj, por shumicën e kohës ata përmbajnë magmë që është mbajtur ë ftohtë për mijëra vite.

“Nëse temperatura e shkëmbit është shumë e ulët, magma është si gjalpë kikirikësh ne frigorifer,” ka thënë Adam Ken, gjeolog i Oregon State University. “Nuk është shumë e lëvizshme. Për Mount Hood, pragu duket të jetë rreth 750 gradë Celsius – nëse ngrohet për 50-75 gradë kjo ulë viskozitetin e magmës dhe e bën më të lehtë lëvizjen.

Çelësi është kur magma shumë më e nxehtë nga thellësia e kores së Tokës takon magmën e mpiksur që gjendet katër apo pesë kilometra nën sipërfaqe. Përzierja e magmës së ftoftë me atë të nxehtë shkaktoi dy shpërthimet e fundit në Mount Hood, para 220 vitesh dhe para 1500 vitesh.

Lëvizshmëria e magmës varet nga sasia e kristalizimit – kur është më shumë se 50% kristalinë, ajo është e palëvizshme – dhe varet nga temperatura.

“Njerëzit mendojnë se ka një rezervuar të madh me magmë të lëngshme  nën një vullkan, por ne nuk mendojmë se është në atë gjendje gjatë gjithë kohës,” tha Kari Cooper, udhëheqës i këtij studimi.

Studimi mund të çojë në parashikime më të mira nga vullkanologët, të cilët mund të përdorin teknika seizmikë për të ekzaminuar nëse magma është e lëngshme apo gjysmë e ngurtë. Shkencëtarët planifikojnë të bëjnë studime të mëtejme në vullkane tjera për tu siguruar se ky model ndodhë edhe në zona të tjera. /infoGLOBI/

Provo po ashtu

Klima po ndryshon: Korriku sivjet më i nxehti që nga viti 1880

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.