Ballina / KOSOVA / Vuçiq: Serbët e Kosovës nuk do ta formojnë njëanshëm Asociacionin
aleksandar-vuciq_infoglobi

Vuçiq: Serbët e Kosovës nuk do ta formojnë njëanshëm Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin e statutit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kohë më parë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës patën paralajmëruar themelimin e njëanshëm te Asociacionit më 20 prill, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr veprim deri në atë datë.

Vuçiq tha se të enjten do të bisedojë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini duke konfirmuar se temë kyçe do të jenë raportet mes Beogradit e Prishtinës.

Ai ka thënë po ashtu se nga marrëveshja e Brukselit për normalizim të raporteve, vetëm dakordimi apo pjesa për formimin e Asociacionit të komunave serbe nuk është realizuar ende.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare”, theksoi Vuçiq.

“Kanë thënë se për tre muaj e gjysmë do të dalin me statutin e Asociacionit. Serbia do të pres edhe tre muaj e gjysmë, por ju them tani, nuk presim se kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

trump,merkel

Ndryshimi i kufijve nga perspektiva e Berlinit dhe Washingtonit

Gjermania e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrime …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.