Ballina / KOSOVA / Vuçiq: Qendra e forcës për shqiptarët është Nju Jorku

Vuçiq: Qendra e forcës për shqiptarët është Nju Jorku

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar replikat me homologun kosovar, Hashim Thaçi, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vuçiç ka theksuar se Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të bëjë çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Presidenti serb ka komentuar edhe lidhjet e forta të shqiptarëve me SHBA-në, duke përcaktuar Nju Jorkun si qendrën e forcës për shqiptarët, transmeton TCH.

“Qendra e forcës shqiptare nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, por në Nju Jork”, tha Vuçiq, duke shtuar se “Lidhja e tretë e Prizrenit u formua në Nju Jork në 1946, dhe se na kushtoi shtrenjtë, sepse shuma të mëdha paratë u investuan nga Nju Jorku”.

Sipas Vuçiqit, lobimi i autoriteteve të Kosovës në OKB nuk është i lehtë dhe se detyra e Beogradit është t’ua vështirësojë më shumë punën.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se është takuar me Vuçiqin në Nju Jork, dhe se në muajin tetor do të nënshkruhet marrëveshja për “Shengenin ballkanik”, ku përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihet edhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Provo po ashtu

Parkingu nëntokësor i Prishtinës do t’i ketë 700 vend parkime

Komuna e Prishtinës ditë me parë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.