fbpx

Vuçiq: Për Serbinë vit i vështirë, shkak Kosova

“Kur është fjala për Kosovën, për Serbinë do të jetë ky vit shumë i vështirë”, deklaroi kryetari serb, Aleksandar Vuçiq nga Davosi.

“Duhet të vendosim për atë se çfarë mund dhe çfarë duam të bëjmë për të ardhmen, të jemi përgjegjës e realistë, të marrim çfarë mund të marrim e të japim sa më pak që mundemi”, deklaroi Vuçiq, me rastin e takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos të Zvicrës, njoftojnë mediet serbe.

Tutje Vuçiq theksoi se pa dialog nuk do të ketë përspektivë evropiane e as investime.

“Mund të zgjasim me tregti prej 3 deri në 6 muaj, por më pastaj do ngelim pa asgjë”, deklaroi Vuçiq, transmeton RTK.

Ndërkq në pyetjen se a ka mundësi të organizohet ndonjë konferencë ndërkombëtare pë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në vend të bisedimeve në Bruksel, Vuçiq theksoi se paraprakisht nuk e hedh anash këtë mundësi, ndonëse, siç tha ai, frikohem që konferenca eventuale “do të kalonte pa ndonjë përgjigjie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.