Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e tij me të drejta të plota pa dokumentin juridik detyrues në fund të procesit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Presidenti serb ka deklaruar se Serbia duhet t`i normalizojë raportet me Kosovën, duke shtuar se, si do që të interpretohet kjo, do të thotë se këtë e pret BE-ja.
Ai më tej ka specifikuar se nuk bëhet fjalë për njohje, askush s’e thotë në këtë mënyrë, por thotë se ata e nënkuptojnë këtë midis rreshtash, citojnë mediat presidentin e Serbisë.