Ballina / RAJONI / Vuçiq: Nëse unë them “të gjithë serbët në një shtet” do të më varnin në Bruksel
In Fabric
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Nëse unë them “të gjithë serbët në një shtet” do të më varnin në Bruksel

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklaratat lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbeten vetëm në fushën e dëshirës.

Vuçiqi kërkoi nga protagonistët e tyre që të mos dalin në publik me diçka si kjo, për shkak se nuk kontribuon në marrëdhënie të mira në rajon, raporton agjensia Beta.

“Ne i lusima ata, e përsëris, ne lutemi që me deklarata të tilla, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë, mos të dalin në publik, për shkak se kjo nuk kontribuon në marrëdhënie të mira në rajon, e as krijimin e një atmosferë të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq në një konferencë shtypi në qeverinë serbe, pas një takimi me përfaqësuesit e fabrikave të industrisë së mbrojtjes.

Vuçiqi ka shtuar se është e qartë për të gjithë se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht nga dëshirat e dikujt.

Kryeministri serb i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë për këto deklarata dhe shtoi se “nëse ai do të thoshte se gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, me gjasë do të varej në një direk në Bruksel, në vend të disa prej flamujve të varur atje”.

Vuçiqi ka thënë se qeveria serbe nuk dëshiron të fyej askënd dhe nuk deklaron diçka të tillë, sepse ai mendon vetëm për të mirë dhe ekonomi të suksesshme si dhe një standard më të mirë të jetesës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, njoftuan një ditë më parë se në të ardhmen mund të ndodhë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, në qoftë se zbehet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Check Also

Maqedoni: Gjykatat zvarrisin paditë e Speciales ndaj ish-zyrtarëve të lartë

 Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë jo vetëm që nuk kanë lëvizur nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *