Ballina / KOSOVA / Vuçiq në takimin Thaçi-Daçiq?!
aleksandar-vuciq_infoglobi

Vuçiq në takimin Thaçi-Daçiq?!

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, takohen të dielën në Bruksel, për rrethin e 16-të të bisedimeve.

Agjencitë serbe të lajmeve raportojnë se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i bashkohet po ashtu ekipit serb, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Tanjug citon burime të veta diplomatike të kenë thënë se pjesëmarrja e Vuçiqit mund të çojë në përparim të konsiderueshëm sa i përket çështjes së energjisë dhe të telekomunikacionit, e cila edhe pas dy vjetësh bisedime mbetet e hapur.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se në rend të ditës, temë dominante do të jenë zgjedhjet lokale në Kosovë, të caktuara për datën 3 nëntor./InfoGlobi/

Provo po ashtu

Shtëpia e Bardhë, Washington

SHBA zgjat emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Shtëpia e Bardhë e vazhdoi edhe për një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.