Ballina / RAJONI / Vuçiq kundërshton vendimin e Kosovës
vuçiq

Vuçiq kundërshton vendimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet kjo masë doganore.

Vuçiq ka bërë këtë thirrje në konferencën e mbajtur para pak çastesh në Beograd, pas takimit të Komitetit për Siguri dhe takimeve që kishte me ambasadorët e akredituar në Beograd, pas vendosjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe.

“Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur lëvizjeve të autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq, ndërsa kërkoi që Qeveria e Kosovës ta heqë taksen e vendosur, në mënyrë që të bisedohet për të gjitha çështjet dhe po ashtu për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

Ai ka thënë se kjo është një goditje më e rëndë se të shtënat, pasi sipas tij me këtë mund të rrezikohet paqja. Vuçiq ka kërkuar, po ashtu, ndihmën e institucioneve të BE-së, që të bëjnë presion ndaj Prishtinës zyrtare që të tërhiqet ky vendim.

Ai ka pohuar se serbët e Kosovës kanë dashur sot që të organizojnë protesta në qytetet e Kosovës, pas vendosjes së taksës, por u ka kërkuar që një gjë të tillë të mos e bëjnë pa u takuar me të nesër.

@Fluidi

Provo po ashtu

papa francesku

Papa Françesku shqiptarëve: Mos u kufizoni në lavdinë e së kaluarës , por …

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.