Ballina / KOSOVA / Vuçiq i ankohet BE-së për Thaçin dhe Hoxhajn
bruksel flamujt

Vuçiq i ankohet BE-së për Thaçin dhe Hoxhajn

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditët e fundit para vazhdimit të dialogut, po i shfrytëzon për t’u ankuar te Bashkimi Evropian.

Së fundi ai kritikoi deklaratat e Thaçit dhe Hoxhajt i cili tha se Asociacioni duhet të bëhet njëkohësisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kështu të paktën deklaroi drejtori të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Në një intervistë për RTS, Gjuriq ka theksuar se Kosova nuk është e interesuar për kompromis dhe dialog.

“Për të qenë i sinqertë unë nuk pres asgjë nga bisedimet. Ata nuk duken të gatshëm për dialog dhe kompromis, dhe nuk ka ndonjë arsye për pritje të veçanta. Vuçiq dje u takua me përfaqësues të BE-së se nëse Thaçi dhe Hoxhaj vazhdojnë me qëndrime të tilla, atëherë është e kot për të folur”, deklaroi Gjuriq.

Ai i vlerësoi si presion disa qëndrime të Kosovës, duke theksuar se Vuçiq do të luftojë për Serbinë në Bruksel.

“Të gjitha presionet mund të kenë efekte, por ne nuk do bëjmë diçka kundër tokës së vendit tonë”, theksoi ai.

Gjuriq tutje theksoi se Asociacioni është një nga temat kryesore që duhet të diskutohet.

Ndryshe dialogu ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të dielën.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.