fbpx
alekasandar vuçiq , autostrada

Vuçiq e nis pjesën e parë të autostradës Nish-Prishtinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hapur pjesën e parë të autostradës Nish-Prishtinë.

Aty ai ka thënë se shteti serb ka për qëllim që të përfundojë në vitet në vazhdim të gjitha projektet infrastrukturore të filluara.

Vucic në Pirot, pas seksionit të hapjes së autostradës në degën lindore të Korridorit 10, tha se pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën me Bankën Evropianë për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Bankën Evropiane të investimeve kontratën për “Nish trotuar”.

Siç ai u shpreh kjo autostradë ka qëllim ta lidh Serbinë me popullsinë e tyre në Kosovë.

“Për t’u bashkuar me popullin tonë në Kosovë, por edhe me shqiptarët e Kosovës”, tha Vuçiq.

Vucic ka shtuar se kjo rrugë do t’i mundësojë Serbisë që të komunikojë lirshëm me pjesën tjetër të botës.

Presidenti tha se qëllimi i Serbisë është që të zhvillohet, ndërtohet dhe të jetë e suksesshme duke pasur lidhje me të gjitha rrugët e mëdha.

Do ta paraqes Serbinë në mënyrën më të mirë në New York, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.