Ballina / RAJONI / Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai i ka kërkuar asaj që të përshpejtohet ndërtimi i autostradës Nish -Prishtinë.

Gjatë bisedës ata kanë diskutuar rreth situatës në rajon dhe krizës së migracionit.

Vuçiq ka theksuar se Zona Rajonale Ekonomike është një projekt me rëndësi vendimtare për të ardhmen e gjithë rajonit pasi do të tërheq më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës ku ka rënë dakord se ruajtja e paqes dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi janë të një rëndësie vendimtare për të dyja palët.

Vuçiq dhe Merkel po ashtu biseduan për krizën e migracionit dhe masat që Serbia ka ndërmarrë për të vazhduar politikën e saj të përgjegjshme rreth kësaj çështje.

@Fluidi

Provo po ashtu

dimitrov-stoltenberg-6-shkurt_2019_protokoli i nato per maqedoni

Nënshkruhet Protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO

Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike sot në selinë e organizatës e nënshkruan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.