aleksander vuciq

Vuçiq: 8 shqiptarë me koronavirus i transferuam nga Novi Pazari në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Novi Pazarit për të parë nga afër punën që po bëhet në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, njofton gazeta “Vesti”

Sipas kësaj gazete, Vuçiq ka thënë se me këtë rast tetë shqiptarë, për të cilët nuk është thënë se prej nga vijnë, janë dërguar në një qendër mjekësore në Beograd për shërim nga koronavirusi.

Sipas mediave ata po trajtoheshin në Novi Pazar dhe se nuk kanë asnjë dokument të Serbisë.

“Njerëzit janë njerëz. Nuk kemi pyetur për dokumente, sistemi shëndetësor i Serbisë do të kujdeset edhe për ta. Po mundohemi t’u ndihmojnë të gjithëve”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për serbët e Kosovës të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Nish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.