Vritet ushtari i parë turk në ofensivën ndaj Sirisë

Ushtari i parë i Turqisë u vra në luftime me luftëtarët kurdë në Siri, ku Ankaraja filloi një sulm ushtarak këtë javë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ministria tha se një ushtar “vëllai nga armët” u vra në përleshjet e djeshme kundër “terroristëve” të Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd të Sirisë (YPG) në një zonë të operacioneve nën ofensivën turke të quajtur “Burimi i Paqes”.

Turqia filloi një sulm ushtarak kundër luftëtarëve kurd në Siri të mërkurën.

Këshilli i Sigurimit i KB në një takim urgjent dje nuk arriti të pajtohej për një deklaratë të përbashkët duke shprehur “shqetësim të thellë” dhe duke i kërkuar Ankarasë të “ndalë” ofensivën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.