Ballina / KOSOVA / Vritet Oliver Ivanoviq; Kush ishte ai ?
oliver ivanoviq

Vritet Oliver Ivanoviq; Kush ishte ai ?

Vritet në Mitrovicë të Veriut, ish lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Persona ende të panjohur e qëlluan në mëngjesin e sotëm Oliver Ivanoviqin .

Ivanoviq u vra gjatë disa të shtënave që u zhvilluan mëngjesin e sotëm në veri. Mbi të thuhet se u gjuajt derisa po hynte në zyrat e partisë.

Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviqi u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk iu rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që ishte duke shkuar për të blerë bukë.

Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Ndërsa sipas dëshmitarëve, një njeri i panjohur, deri më tani edhe për policinë, ka gjuajtur drejt tij.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka konfirmuar vrasjen e Ivanoviqit, e cila ndodhi para selisë së partisë së tij, SDP.

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut. Oliver Ivanoviqi ka pas disa gjykime për krime në veri të Kosovës.

Ditë mër parë InfoGlobi ka raportuar për vërejtjen që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka tërhequr shtetasve amerikanë që të jenë më të kujdesshët gjatë ushëtimit në Kosovë, sidomos në komunat e veriut të saj. Për më shumë lexoni shkrimin në linkun më poshtë.

LEXO EDHE: DASH kërkon kujdes të shtuar nga amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në Fabrikën e Pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Drenasi deri më 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviqi u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.