Ballina / BOTA / Vriten katër zyrtarë policorë në Paris

Vriten katër zyrtarë policorë në Paris

Katër zyrtarë të policisë franceze janë vrarë me thikë nga një person, jashtë selisë qendrore të policisë në Paris, raportojnë media franceze dhe BBC.

Sulmuesi, i cili u raportua të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua për vdekje nga policia.

Zona në qendër të Parisit është mbyllur.

Sulmi i së enjtes ka ndodhur rreth orës 13 në oborrin e ndërtesës së policisë.

Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner ka dalur në vendin e ngjarjes, raporton BBC.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo konfirmoi përmes në postimi në rrjetin social Twitter se “disa njerëz” ishin vrarë në sulm, i cili ndodhi pranë vendeve të mëdha turistike përfshirë katedralen e Notre-Dame.

Provo po ashtu

Pompeo dënon sulmin ndaj civilëve në një xhami në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.