fbpx
zvicer

Vriten dy gra , arrestohet kosovari në Zvicër

Në Hausen, Kantoni Aargau, policia ka gjetur në një banesë trupat e pajetë të dy grave. Një zëdhënëse e Policisë Kantonale ka thënë për mediet se në lidhje me këtë krim ka arrestuar një kosovar të dyshuar të moshës 54 vjeçare, shkruan 20minuten.ch.

Kufomat e dy viktimave janë gjetur në një ndërtesë banimi familjar në Hausen,shkruan albinfo.ch. “Dyshimet shkojnë në drejtim të një delikti që ka të bëjë me marrëdhënie familjare.

Dyshohet se viktimat dhe dorasi janë në lidhje familjare mes vete”, ka thënë zëdhënësja.

Policia ka deklaruar se pasditen e sotme do të dalë me informata më të detajuara lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.