fbpx

Vriten 2 persona, sulmuan karikaturistët e Muhamedit

Policia e Dallasit ka vrarë dy persona, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të vendit ku po mbahej gara për karikaturat e profetit Muhamedit . 

Mësohet se e gjithë ngjarja ka zgjatur më pak se 30 sekonda. Fillimisht sulmuesit hapën zjarrin dhe plagosën rojën e paarmatosur të Qendrës Kulturore ku po mbahej aktiviteti artisik, por menjëherë pas kësaj reaguan forcat policore të cilët parandaluan vrasjen e numrit më të madh të njerëzve.

Identiteti i sulmuesve nuk është zbuluar ende.

Inicitiva Amerikane për Mbrojtjen e Lirisë është duke e organizuar këtë garë, ndërsa thuhet se fituesi do të marrë 10 mijë euro për karikaturën më të mirë të profetit Muhamed. Karikaturat e bëra në perëndim, që portretizojnë profetin, zemërojnë myslimanët, ndërsa kanë provokuar kërcënime nga radikalët.