Ballina / KOSOVA / Vrasjet po ndodhin sidomos për shkak të pasurimit
vrasje

Vrasjet po ndodhin sidomos për shkak të pasurimit

Në magazinën informative “55 Minuta” është diskutuar fenomeni i vrasjeve në Kosovë. Gjatë tre muajve të parë të vitit të kaluar në Kosovë janë evidentuar 9 vrasje, kurse sivjet deri në ditën e sotme janë evidentuar 7 vrasje.

Zv kryeprokurori I prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë që shumica e rasteve që kanë përfunduar me vrasje kohën e fundit janë si pasojë e tentim grabitjeve.

Ndërsa, Abdurrahim Islami, ish prokuror, tani avokat,  ka shtuar se këto dukuri kohën e fundit kanë marrë përmasa të mëdha. Sipas tij ky fenomen po ndodhë për qëllime të pasurimit.

Islami ka shtuar se fajin për shpeshtimin e këtyre rasteve e kanë gjykatat.

Ndërkaq, sociologu Bekim Selishta deklaroi se grabitjet që po rezultojnë me vrasje po ndodhin  për shkaqe ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Një ndër faktorët, sipas tij, janë edhe armët ilegale që qarkullojnë në vendin tonë.  Selishta ka vënë në pah edhe mungesën e dënimeve të merituara për këto raste nga gjykatat.

Të gjithë janë pajtuar se legalizimi i armëve është më se i domosdoshëm në Kosovë.

@Fluidi

Provo po ashtu

vizat

KE: Nuk ka viza e, taksa duhet të hiqet

I ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës dhe shtegun nëpër të cilin po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.