Ballina / KOSOVA / Vrasje në Ferizaj
vrasje

Vrasje në Ferizaj

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare. I dyshuari për kryerjen e vrasjes është arrestuar. Për këte të fundit raportohet se është 17 vjeçar

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agim Gashi, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Ai tha se Policia është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

quint

QUINT-i kërkon forcimin e sistemit zgjedhor

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë përcjellë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.