Ballina / Kronikë / Vrasje e dyfishtë në Gjakovë; Raporti i Policisë
In Fabric
krim, vrasje

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë; Raporti i Policisë

Dy persona , burra të moshës rreth 50 vjeç, kanë mbetur të vdekur në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Të vdekur janë P. S. Dhe K. M.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një revole.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 16. Korrik 2017 rreth orës 18: 55 minuta, Stacioni  Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.

Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri,  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

1. P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar
2. K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Check Also

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj ndan mbi 400 mijë euro për invalidët e luftës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë mjetet për Shoqatën e Invalidëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *