fbpx

Vrasja e Triumf Rizajt: Përfundoi dëshminë Adelina Ismaili

Këngëtarja e famshme kosovare, Adelina Ismaili ka dëshmuar në gjyqin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po gjykohet për nxitje të vrasjes së efektivit Triumf Riza.

Seanca gjyqësore është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.

Ismaili është një nga dëshmitaret e Prokurorisë, e cila ka pohuar se Sekiraqa kishte kërkuar 9000 euro borxh nga ajo.

Për rastin gjatë janarit ka dëshmuar edhe e ëma e këngëtares, Mona.

Triumf Riza, ish-partneri i Ismailit.

Efektivi i Policisë së Kosovës, Triumf Riza u vra në gushtin e vitit 2007 në Prishtinë.