Ballina / KRYESORE / Vrasja e romit të mitur: Marshim protestues për neglizhencë institucionale
proteste per femijen rom

Vrasja e romit të mitur: Marshim protestues për neglizhencë institucionale

Qytetarët dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marshuar nga lagjja “Meshari”, deri te stacioni i policisë në Fushë Kosovë për të protestuar për neglizhencën institucionale të policisë dhe prokurorisë për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë.

Me brohoritjet “Policia duart me gjak”,’ polici raciste’, ‘prokurori raciste’ ata kanë kërkuar përgjegjësi për rastin e tmerrshëm që ka ndodhur  javën e kaluar.

Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste Vlora Gashi tha se janë mbledhur për të protestuar dhe kundërshtuar racizmin institucional që po vret siç tha ajo qytetarët e Kosovës.

“Shteti po dështon me i mbrojt qytetarët e vet. Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së fëmijës është një ngjarje e tmerrshme që po na i përplas për fytyre racizmin e normalizuar në shoqërinë tonë. Për këtë, institucionet kanë faj, duke filluar prej shkollave e deri tek policia e prokuroria që po tregojnë që disa jetë vlejnë më pak e që përdhunimet nuk merren hiq seriozisht. Për me tepër, kjo e vë në pikëpyetje mirëqenien e fëmijëve të këtij shteti”, tha Gashi.

Deputeti i VV Sami Kurteshi i cili mori pjesë në protestë shprehu zhgënjimin e tij me institucionet e Kosovë që nuk po i trajtojnë vrasjet në Kosovës.

Edhe Hasim Bucolli fqinj i viktimës ka kërkuar drejtësi për Kujtim Veselin. Ndërsa deputeti I VV Xhelal Sfecla dhe dy protestues nga komuniteti kanë hyrë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë për një takim me komandantin e policisë për të marr informacione lidhur me ecuritë e lëndës në fjalë.

Protesta e radhës për vrasjen e të miturit do të mbahet të martën në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për S.O, 20 vjeçarin që fillimisht e dhunoi e më pastaj e ka vrarë K.Veselin. I njëjti e ka pranuar veprën e bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.