Ballina / KRYESORE / Vrasja e policit në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane

Vrasja e policit në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehu sot ngushëllimet për familjen e oficerit të policisë që u vra sot në Lazarat, ndërsa u siguroi mbështetje oficerëve që u plagosën në krye të detyrës.

Gjithashtu ambasada mbështet përpjekjet e institucioneve shqiptare për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa kërkon që autorët e këtij krimi të ndiqen penalisht dhe të dënohen sipas ligjit.

Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve:

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”.

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.