Ballina / KOSOVA / Vrasja e gruas dhe vajzës në Gjakovë, IPK-ja nis hetimet për policët
viktima e vrare ne gjakove

Vrasja e gruas dhe vajzës në Gjakovë, IPK-ja nis hetimet për policët

Inspektoriati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policëve që kanë qenë në detyrë ditën kur u vra 40-vjeçarja, Valbona Marku – Nrecaj, si dhe vajza e saj 9 vjeçe nga ish-bashkëshorti, Pjetër Nrecaj. Lajmin për fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë ia ka konfirmuar Expess-it, Arben Vrajolli, nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Unë vetëm mund t’jua konfirmoj se kanë filluar hetime për zyrtarët policorë që kanë qenë në detyrë atë ditë”, i ka thënë gazetës Vrajolli.

Valbona Marku – Nrecaj u vra të shtunën mbrëma bashkë me të bijën e saj nga ish-burri, Pjetër Nrecaj. Ndonëse e ndjera e kishte paralajmëruar Policinë për kërcënimet që kishte marrë nga bashkëshorti pak orë para se të ndodhte vrasja, këta të fundit nuk i kishin konsideruar si shumë serioze ato kërcënime.

Madje, Policia nuk kishte dërguar as mbrojtje në shtëpinë ku po qëndronte Valbona me të bijat dhe kërcënuesin nuk kishin arritur ta gjenin. Por, sot nga Prokuroria në Gjakovë po thonë se nuk i morën shumë seriozisht deklaratat e Valbonës se ish-burri po e kërcënonte.

Në një përgjigje për Express, kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë se viktima e kishte raportuar rastin në Polici dhe pas kësaj Policia e kishte hapur rastin si “kanosje”, por nuk ishte konsideruar si shumë serioz ky kërcenim, pasi që as viktima nuk kishte kërkuar mbrojtje.

“Viktima ka ardhë, e ka raportuar rastin në Polici, po nuk ka kërkuar mbrojtje edhe nuk është konsideruar si shumë serioz kërcënimi. Ai ka qenë kërcënim, por ajo pasi nuk ka kërkuar mbrojtje nuk e kemi dërguar”, ka thënë Selimaj, për Express.

E për Policët që ishin në detyrë në kohën kur Nrecaj vrau bashkëshorten dhe të bijën, Salimaj nuk ka dhënë shumë detaje. Ai ka thënë vetëm se ata nuk kanë faj, gjersa ka treguar se prokurore kujdestare atë ditë ishte Dëshirë Jusaj.

“Policët nuk kanë pas faj, ata e kanë lypë kërcënuesin prej momentit që gruaja e ka raportuar rastin në Polici, por nuk e kanë gjetë edhe ai e ka ndalë telefonin”, ka deklaruar kryeprokurori.

Kur është pyetur për emrat e policëve që kanë qenë në detyrë, Selimaj thotë se nuk e di se kush ka qenë.

“Jo nuk i di emrat e policëve që kanë qenë. Prokurore kujdestare ka qenë Dëshirë Jusaj”, ka thënë ai.

E deri te vrasja, prokurori thotë se dyshohet se erdhi pasi që Valbona nuk kishte pranuar të kthehej në shtëpinë e Pjetrit, kur ai kishte shkuar për t’i marrë. Pas, kësaj thotë se dorasi kishte marrë kallashnikovin, kishte shkuar dhe i kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

@Fluidi

Provo po ashtu

mali i zi

Mali i Zi bëhet vendi i 29-të në misionin e KFOR-it

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.