Vrasja e ambasadorit rus, Irani: Hakmarrje e “Frontit al-Nusra”

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, është një shenjë e qartë hakmarrjeje nga koalicioni i grupeve islamike siriane të “Jaish al-Fatah”, siç njihet tashmë ish-“Fronti al-Nusra”.

Lajmi raportohet nga mediet turke, duke cituar si burim agjencinë iraniane të lajmeve “ISNA”.

Ambasadori u vra të hënë pas të shtënave me armë nga një agjent policie, i cili ishte jashtë orarit zyrtar të punës, teksa mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara.

Qeveria turke, ndryshe nga sa thuhet sot, ia kishte atribuuar përgjegjësinë e vrasjes së diplomatit rus rrjetit të imamit mysliman Fethullah Gulen, të cilin e akuzon gjithashtu edhe për përpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik.

Ndërkohë, autoritetet ruse janë deklaruar në mënyrë më të kujdesshme, teksa kanë thënë se është ende herët për të vendosur gishtin e përgjegjësisë te dikush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.