fbpx
viza amerikane

Von Cramon: Gjasat që kosovarët të lëvizin pa viza këtë vit janë të vogla

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit do të mbesin pa liberalizim të vizave.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës së Portugalisë janë shumë të vogla.

Von Cramon thotë për RTV Dukagjini, se për fat të keq nuk është mundur të bëhet ndonjë progres për shkak të skepticizmit të disa vendeve evropiane.

“Edhe para fillimit të Presidencës së Këshillit gjerman, unë së bashku me kolegë të shumtë nga Parlamenti Evropian u përpoqëm të merrnim temën në rendin e ditës dhe tani për fat të keq duhet të deklarojmë se nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë ndonjë progres këtu për shkak të rezistencës akoma ekzistuese të shteteve anëtare. Sigurisht unë tani shpresoj shumë që presidenca portugeze do të merret me çështjen, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme të vazhdueshme të shkaktuar nga pandemia, nuk pres progres vendimtar deri në gjysmën e dytë të vitit 2021. Qeveria e Kosovës duhet t’i bindin vendet anëtare skeptike si Franca dhe Holanda që ta shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që unë punë më e madhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Von Cramon.

Në anën tjetër zyrtarët e BE-së qëndrojnë të heshtur pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do të njohë Kosovën deri në vitin 2022.

Peter Stano thotë se nuk është punë e BE-së të komentojnë çdo deklaratë të politikanëve në rajon.

“Roli i Bashkimit Evropian nuk është të komentojë çdo deklaratë të bërë nga politikanë ose zyrtarë individualë në rajon ose interpretimin e këtyre vërejtjeve në medie. Ne jemi duke u përqendruar në një punë konkrete për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.