Ballina / TEKNOLOGJI / Volvo blen kompaninë që krijon vetura fluturuese
In Fabric

Volvo blen kompaninë që krijon vetura fluturuese

Prodhuesi suedez Volvo, e ka blerë edhe kompaninë Terrafugia që merret me krijimin e veturave fluturuese. Megjithëse e ka testuar me sukses makinën e parë më 2012, ende asnjë e tillë nuk ka hyrë në prodhim.

“Nuk është makinë që fluturon, është më shumë si aeroplan që vozitet nëpër rrugë”, e kanë përshkruar mediat këtë model, që i duhet të lëvizë për 500 metra për të fluturuar.

Ende nuk dihet pse është blerë kjo kompani, apo planet që i ka Vovlo me të, por besohet se është paguar shumë pak meqë Terrafugia kishte krizë të madhe financiare. Në anën tjetër, është konsideruar se mund të investohet në prodhimtarinë e saj dhe të nisë linja e makina që fluturojnë.

Check Also

mercedes

Mercedesi në versionin elektrik deri më 2022

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *