Ballina / TEKNOLOGJI / Volocopter-i po vjen
Volocopter

Volocopter-i po vjen

Taksia e parë fluturuese në botë, vjen pranë jush më shpejt se sa kishit menduar

Duke u ngritur dhe ulur vertikalisht, automjeti do të ofrojë një shkallë më të lartë sigurie, thotë kompania gjermane Volocopter si dhe do të transportojë pasagjerë dhe ndërrojë bateritë në ‘Volo Hubs’ dhe ‘Volo-Ports’.

Helikopteri i parë në botë me ngritje dhe ulje vertikale, plotësisht elektrik dhe sigurt. Mund të duket si diçka dalë nga një film fanta-shkencë i bazuar në një të ardhme të largët, por kjo taksi do të dal në treg në shumë qytete anembanë botës vitin 2020.

Mjeti ishte një nga pikat kryesore të festivalit Greentech, një ngjarje në Berlin, e projektuar për të shfaqur teknologjinë dhe mundësitë e një të ardhmeje më të gjelbër.

Festivali është ideja e ish kampionit botëror të Formula 1, Nico Rosberg, i cili është larguar nga jeta garave të makinave për t’u bërë një ‘luftëtar’ ekologjik. “Nuk është pas 10 vjetësh, është në fund të vitit të ardhshëm që do të komercializohet”, thotë Rosberg për CNN’s Supercharged.

“Në vende si Dubai, Singapori dhe Gjermania. Është fenomenale, sepse kjo do të revolucionarizojë mënyrën se si po lëvizim dhe do të lehtësojë gjithashtu qytetet, sepse do të përdorim shumë lehtë hapësirën ajrore”.

Volokopteri bazohet në teknologjinë e dronit dhe bateritë do të zëvendësohen nga robotët përpara çdo udhëtimi. Ajo synon të mbajë 100,000 pasagjerë në orë në mbarë botën brenda 10 viteve të ardhshme.

Provo po ashtu

GoPro Hero 8 shumë praktik për të xhiruar

Një nga pikat e forta të shitjes së GoPro është se është i vogël. Kjo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.