fbpx
euro2

Vodhi paratë nga babai për ta blerë Zayn Malik (Video)

Për fat të keq dy vjecarja Jules, ka zbuluar edhe njëherë që paratë jo gjithnjë mund të ju sjellin atë cfarë ju dëshironi.

Madje me to nuk mund ta blini as Zayn Malik.

Një vogëlueshe e cila jeton në Washington planifikoi gjithcka duke ‘’vjedhur’’ nga babai i saj 5 mijë dollarë amerikan para se të nisej për në kopshtin e saj.

Nuk është ende e sigurt nëse me të vërtetë vogëlushja i mblodhi paratë për t’i shkëmbyer për Zayn Malik por një gjë e tillë u zbulua teksa po qëndronte në makinë me tezen e saj Haya-n.

Kjo e fundit vonë e kuptoi komplotin e bërë në detaje nga mbesa e saj e që të cilin e kishte publikuar në Tëitter, përcjellë Klan Kosova.

Në video shihet tezja Haya kur e pyet mbesën e saj për arsyen e vjedhjes të një shume të tillë parashë, përderisa ajo i përgjigjet:

‘’E dua Zayn. Dua ta blej Zayn Malik!’’

Edhe Haya është poashtu fanse e Zayn Malik, ndërsa tregon që mbesa e saj Jule edhe pse tejet e vogël ndjen simpati të zjarrtë për këngëtarin Zayn.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.