Ballina / KOSOVA / Vllahiu vizitoi shoqatën “Klubi Dëshira”
Vllahiu

Vllahiu vizitoi shoqatën “Klubi Dëshira”

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Arbër Vllahiu ka vizituar sot shoqatën “Klubi Dëshira”.

Kjo shoqatë merret me rehabilitimin e personave me probleme mendore – intelektuale.

Vllahiu gjatë vizitës në këtë shoqatë tha se: “Përkujdesja për secilin qytetar të komunës është jo obligim por përgjegjësi”.

“Gjithëpërfshirja është thelbi i shoqërisë dhe na duhet punë shumë për të qenë me secilin qytetar e në veçanti për t’u përkujdesur për personat me aftësi të kufizuar për t’ju ofruar atyre mundësinë dhe hapësiren që të jenë pjesë e barabartë në shoqëri” përfundoi Vllahiu./infoglobi/m.d

 

Check Also

kosova_infoglobi

Kosova merr 71 milionë euro hua nga BERZH

Ministrinë e Financave paralajmëron se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *