Ballina / KOSOVA / Vllahiu emërohet shef i misionit diplomatik të Kosovës në Çeki
arber vllahiu & ramush haradinaj

Vllahiu emërohet shef i misionit diplomatik të Kosovës në Çeki

Arbër Vllahiu është emëruar i ngarkuar me punë në misionin e Kosovës në Çeki.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Diellza Hoti, e cila i ka uruar atij postin e ri.

Vllahiu ka qenë ish këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ndërkohe para pak kohësh i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka qenë edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ka filluar punën nga qershori i vitit 2010. Çekia ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj të vitit 2008.

Por, ky vendim i Qeverisë së Çekisë nuk njihet nga presidentët e deritashëm çekë, të cilët kanë refuzuar edhe t’i presin diplomatët kosovarë në zyrat e tyre për dorëzimin e kredencialeve.

Kjo është edhe arsyeja që Kosova atje nuk përfaqësohet në rang ambasadori, por me të ngarkuar me punë.

@Fluidi

Provo po ashtu

prokurori i shtetit

Zyra e Kryeprokurorit: Prokurorët dhe gjyqtarët të pazotë

Nuk dihet saktë se çfarë ndodh me hetimet nga shkeljet që i evidenton Zyra Kombëtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.