Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Vlera e Bitcoin mund të bie deri në 90%

Vlera e Bitcoin mund të bie deri në 90%

Veteran i Wall Street-it, Peter Boockvar, parashikon se një përplasje epike do të godasë tregun e kriptovalutave.

Ai nuk është i sigurt nëse rënia do të jetë e shpejtë apo e ngadaltë, por ai thotë se do të vjen.

“Kur diçka shkon në mënyrë parabolike, ajo zakonisht përfundon aty ku fillon parabola”, u shpreh ai për CNBC, përcjell Telegrafi.

Boockvar pretendon se Bitcoin është në rrezik të rënies prej 90 për qind nga nivelet aktuale, duke e quajtur atë një flluskë klasike.

“Nuk do të habitem nëse gjatë vitit të ardhshëm vlera e Bitcoin do të zbres në 1,000 deri në 3,000 dollarë”, shtoi ai.

Boockvar rënien e sheh që vjen në të njëjtën kohë kur normat e interesit rriten në të gjithë globin. Ai fajëson bankat qendrore, duke përfshirë edhe ‘Federal Reserve’ për manipulimin e kriptomonedhave për shkak të politikave të tyre që janë projektuar për të lehtësuar efektet e krizës botërore financiare.

Ai pretendon që qëndrimet e investitorëve ndaj aseteve të rrezikut do të ndryshojnë dhe se tregu i aksioneve mund të shihte dëmtimin e kolateralit, por gjithçka do të bazohej në psikologji – jo në çdo gjë që është e gabuar me ekonominë.

Provo po ashtu

bitcoin

Shtohet optimizmi tek kriptomonedhat, ngritet Bitcoin

Bitcoin kaloi kufirit e 9,000 dollarëve në pikën më të lartë që prej Majit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.