Ballina / Fashion/Beauty / Vjollca Llapashtica prezanton koleksionin dimëror 2016/2017

Vjollca Llapashtica prezanton koleksionin dimëror 2016/2017

Të gjithë ata persona që duan të ndjekin modën gjatë gjithë dimrit, duhet të frymëzohen nga kreacionet më të fundit që janë shfaqur gjatë këtyre ditëve, nga disenjatorja Vjollca Llapashtica me Koleksionin Dimëror 2016/17, e cila e ka emërtuar “YOUR WINTER HUG”.

“Dihet që dimrit bien temperaturat dhe ambienti, por edhe rrethanat se ku jetojmë, punojmë dhe shëtisim në Kosovë nuk janë edhe aq të ngrohta. Ndaj kam menduar që me këtë koleksion ta “përqafojë” femrën duke i dhënë asaj përveç dizajn të llojllojshme e që janë në trendet kryesore të këtij sezoni, i jap edhe elegancë, komoditet ekstravagant, pozitivitet etj, …” , ka thënë Vjollca, e cila flet me dashuri të madhe për këtë koleksion edhe ndaj femrës.

Ajo në Koleksionin Dimëror 2016/17, ka sjellë dizajne të llojllojshme dhe të bukura si: pallto të gjata dhe të shkurtër, fustane solemne dhe tejet elegant dhe të përditshëm, pantolla, funa të shkurtër dhe të gjatë.

Dizajnet në fjalë janë shumë ngjyrshme me kombinime materialesh, kombinime nga më të guximshmet, plot stil, elegancë dhe kreativitet etj, siç e ka cekur edhe vetë më lartë dizajne që janë në trendët kryesore të këtij sezoni.

Me një fjalë, në qoftë se po kërkoni të perfeksiononi garderobën tuaj, mjafton vetëm t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit të Vjollca Llapashticës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.