Ballina / Biznes / Karrierë / Vjet në BE për kafe u shpenzuan rreth 8 milionë euro

Vjet në BE për kafe u shpenzuan rreth 8 milionë euro

Në 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për vitin 2018 kanë importuar 3.73 milionë tonelata kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, Eurostat tregon se këto vende kanë importuar 12 për qind më shumë kafe se sa një dekadë më herët, përcjell Telegrafi.

Pjesa më e madhe e kafesë së importuar në vitin 2018 ishte nga Brazili me 901 mijë tonelata dhe Vietnami me 770 mijë tonelata, pasuar nga Hondurasi me 228 mijë tonelata, Kolumbia me 173 mijë tonelata, Uganda me 161 mijë tonelata, India me 157 mijë tonelata, Peru me 127 mijë tonelata dhe Etiopia me 87 mijë tonelata.

Këto importe ishin kryesisht në Gjermani me 1.1 milion tonelata ose 36 për qind të totalit të importeve, Itali me 587, Belgjika me 277 mijë tonelata, Spanja me 260 mijë tonelata, Franca me 220 mijë tonelata dhe Britania e Madhe me 193 mijë tonelata.

Në vitin 2018, në vendet e BE-së u prodhuan mbi 1.8 milion tonelata kafe apo tre për qind më pak se para dhjetë vitesh, kur prodhimi i saj kishte vlerë prej 10.5 miliardë euro, apo e barabartë me 3.4 kilogramë për kokë banori.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, Gjermania në vitin 2018 prodhoi 551 mijë tonelata kafe ose 31 për qind e prodhimit të përgjithshëm brenda BE-së, e ndjekur nga Italia me 414 mijë tonelata, Franca me 139 mijë tonelata, Spanja dhe Holanda me 138 mijë tonelata.

 

Provo po ashtu

Shqiptari fiton betejën juridike për 1.3 milionë dollarë kompenzim

Një punonjës i një kroçere turistësh ka fituar luftën juridike kundër kompanisë pasi kjo e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.