Ballina / KOSOVA / Vjenë: 32 vjeçari nga Kosova vret gruan shkaku i xhelozisë
police do not cross

Vjenë: 32 vjeçari nga Kosova vret gruan shkaku i xhelozisë

Një 32-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij me një shkop druri në Vienë të Austrisë.

32-vjeçari e vrau gruan e tij pasditen e së premtes, derisa, të njejtën e ka goditur deri në vdekje me një shkop prej druri.

Burri pasi kreu aktin makabër shkoi në polici dhe rreth orës 02:00 njoftoi autoritetet për vrasjen që kreu.

Gruaja u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur sot policia austriake.

Kosovari kishte deklaruar se e kishte goditur gruan e se ndoshta edhe e kishte vrarë.

Edhe gruaja, sic raportojnë mediat lokale ishte 32-vjeçare derisa kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.

32-vjeçari u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit në Austri.

Provo po ashtu

konviktet e studenteve ne prishtine

Pasojat e largimit të Kosovës nga Asociacioni Evropian për Cilësi në Arsim

Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.