Ballina / Kulturë / Vjen edicioni i tretë i ekspozitës “Hijet e bardha”

Vjen edicioni i tretë i ekspozitës “Hijet e bardha”

Karakteristikë e edicionit të tretë të “Hijeve të Bardha”, është se artistët pjesëmarrës janë ata të cilët kanë lindur nën shenjën e shigjetarit në horoskop.

Me 15 dhjetor në Galerinë Qahili, hapet edicioni i tretë i ekspozitës, dhe festës së artistëve “Hijet e Bardha”. Karakteristikë e edicionit të tretë të “Hijeve të Bardha”, është se artistët pjesëmarrës janë ata të cilët kanë lindur nën shenjën e shigjetarit në horoskop.

Artistët janë të mediumeve të ndryshme të artit siç janë: Mina Krasniqi, Shqipe Kamberi, Guri Cavdarbasha, Mirsad Lushtaku, Hajrush Fazliu, Isa Alimusa, Kasiopeja Naumoska , Kushtrim Balaj, Umit Inatci, Liridona Abdullahu, Arjana Xhemaili, Andi Gola, Tanja Tanevska, Meddy Huduti, Gjon Delhysa, Rafael Martorell, Virtyt Pula, DJ Strella, Arben Alliaj, Viki Goxha, Eshref Qahili.

“Hijet e Bardha”, është një projekt/ekspozitë kolektive-ndërkombëtare, e cila karakterizohet me pjesëmarrjen e numrit të madh të artistëve. Është projekti i fundit i programit njëvjeçarë të galerisë si dhe një ceremoni festimi e festave të fund vitit me vepra arti. Emri, Hijet e Bardha është një metaforë për të përshkuar artin si diçka të bukur, të pastër e madhështore; është një hije e bardhë e cila shpërndan kënaqësi tek artdashësit. Hija është diçka e madhe; ajo është si një iluzion, që nuk është asnjëherë i njëjtë. Fundi i vitit është koha kur mezi shihen hijet, por të gjithë e dimë se ato janë aty.

Hijet e Bardha, deri më tani është organizuar dy herë. Edicioni i parë është organizuar më 2013, dhe artistët pjesëmarrës ishin të mediumeve të ndryshme të artit. Këta artisët morën pjesë me punime të formateve të vogla. Gjithashtu kjo ekspozitë u bart edhe në Galerinë e qytetit të Beratit, “Edward Lear”. Edicioni i dytë është organizuar më 2014, ku ishte edicion i kushtuar fotografisë, prandaj edhe artistët pjesëmarrës në këtë edicion ishin fotografë.

Kjo ekspozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamentit të Kulturës, Birra Prishtina, Korporatë Rugove, Pronto, Che Bar si dhe 2B Studio, ndërsa hapet me fillim nga ora 19:00.

Provo po ashtu

Veglat e lashta muzikore dhe roli i tyre në trashëgiminë kulturore

Veglat e lashta muzikore dhe interpretuesit e tyre u shfaqen në teatrin e lashtë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.