fbpx
grilat,burgu,arresti

Vjedhja e thesarit, Labinot Gruda – 30 ditë në paraburgim

Se a është kjo hera e parë që në Kosovë është vjedhur thesari mbetet të shihet. Ajo që dihet aktualisht është brenda vetëm 8 minutash përmes një ndërmarrjeje kriminale shtetit nga Thesari janë vjedhur 2 milionë e 77 mijë euro.

Zyrtarit të Ministrisë së Financave, Labinot Gruda, i cili dyshohet se ka kryer transferet e parave, i është caktuar masa 30 ditë paraburgim.

Avokati Labinotit, Veton Rrecaj, pas seancës për caktimin e paraburgimit, ka thënë se klienti i tij ishte vetë i 13-ti në zyrë dhe se prokuroria nuk ka prova që e inkriminojnë atë.

Një ditë me parë ministrja Hikmete Bajrami ka thënë se ”paratë janë të sigurta”, por avokati Rrecaj ka ngritur dyshime për këtë.

“Jemi duke pritur vendimin dhe shpresoj që gjykata të mos caktoj masën e paraburgimit. Ne kemi propozuar ta pyesim ministren se ku janë ato mjete që ka thënë se janë te sigurta. Ajo duhet të jap sqarime se prokuroria thotë se ato para nuk janë të sigurta”, tha Racaj.

Kryeministri Hoti, i cili dikur vetë ka qenë ministër i Financave, ka thënë se sistemi është i sigurt.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik dhe në institucione nuk kanë me pasur vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti sikurse minjtë kur t’iu hyn uji përfundi”, tha Hoti.

Fillimisht në polici e ka paraqitur një shërbyes civil i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministrja Bajrami ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë ajo.

“Pas 3 minutave që unë jam informuar kam raportuar në polici. Ky është një krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi kibernetik. Ka pasur qasje të paautorizuar, janë tejkaluar autorizimet ligjore, dhe është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passworde. Nuk është kërkuar për asnjë transaksion nënshkrimi im as i drejtorit të thesarit. E gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi. Ne i kemi njoftuar organet e drejtësisë përfshirë prokurorinë, departamentin për krime kibernetike dhe ekonomike, njësinë për inteligjencën financiare dhe AKI”, është shprehur Bajrami.

“Hasan Krasniqi”, “AAlijai”, “Hasanki”, “BSelmani”, “FazliuF”, janë pesë përdorues fiktivë që kanë pasur qasje në sistemin elektronik të Thesarit, nga ku janë zhdukur mbi 2 milionë euro.

Ndërmarrja e dyshuar për transferin e parave nga të dhënat e siguruara ka përfunduar në orën 12:41, në kohën kur zyrtarët e administratës e kanë orën e pauzës në punë.

Faturat janë lëshuar në emër të tri projekteve rrugore. Zyrtari i Thesarit, i arrestuar, është i afërt me PDK-në, e paratë janë transferuar te familja e një anëtareje të kabinetit të Qeverisë Hoti.

LEXO edhe:

E kujt është kompania ku u transferuan 2.1 milionë euro nga thesari

Kush është i arrestuari që avulloi 2 milionë eurot e thesarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.