Vjedh 100 milionë euro, kapet “Njeriu Merimangë” në Paris (Foto)

Një hajdut i quajtur “Njeriu Merimangë ” është arrestuar dhe do dalë para gjyqit në Paris për vjedhjen veprave të artit nga një muze në kryeqytetin francez, vlera e të cilave arrinte në 100 milion euro .

Vjeran Tomic, 49 vjec është akuzuar për vjedhjen e pesë pikturave nga Muzeu i Artit Modern në maj të vitit 2010, duke përfshirë veprat e Picasso dhe Matisse.

Pikturat ishin vjedhur pasi “Njeriu Merimangë” u hodh mbi portë dhe theu një dritare për të hyrë në muze, shkruan “BBC”.

Dy bashkëpunëtorët e tij janë duke u gjykuar së bashku me zotin Tomiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.