fbpx

Vizitorët ankohen për gjarpërinjtë në Gërmi, AMM thotë mos u shqetësoni

Sado që Parku i Gërmisë është i mbyllur për shkak të pandemisë, në adresë të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës -AMMK kanë shkuar disa shqetësime nga disa vizitorë të cilët kanë informuar për praninë e llojit të gjarprit Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë.

AMMK ju bënë me dije që prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

“Masivi malor i Gërmisë paraqet një pasuri natyrore shumë të rëndësishme jo vetëm për Prishtinën me rrethinë por edhe tërë Kosovën. Gërmia është mjaftë e pasur me lloje bimore e shtazore si dhe vlera tjera të ruajtura të biodiversitetit. Në këtë masiv deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka). Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohet. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas”, thotë AMMK-ja.

Sipas këtij Agjencioni, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia, porse se secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.