Ballina / RAJONI / Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri
papa

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Shqipëria është e gatshme për pritjen e Papa Françeskut të parlajmëruar për të Dielën. Këtë vizitë të gjithë po e vlerësojnë historike dhe të rëndësishme për popullin shqiptar.

Vizita e fundit që i është bërë nga nivel kaq i lartë i Vatikanit, është vizita e datës 25 prill 1993 e Papa Gjon Palit të Dytë.

Nga koha e rënies së komunizmit, kjo është vizita e dytë që i bëhet në këtë nivel Tiranës.

Ditën e diel sheshi i ”Shën Pjetrit” zhvendoset në sheshin “Nënë Tereza”.

Në orën 11:00 të së dielës Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën në altarin e vendosur në këtë shesh.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa për me rastin e kësaj vizite, gjë që nuk ka kaluar pa u vërejtur as nga Vatikani, i cili falenderoi përgatitjet për mikëpritjen.

Në Tiranë, është ndryshuar edhe pamja e sheshit “Nënë Tereza” dhe e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj janë restauruar fasadat si ajo e Universitetit të Arteve dhe Rektoratit, Pallatit të Kongreseve, etj.

Në bulevardin që tani vërehet atmosfera festive. Në bulveradin qëdror,  “Dëshmorët e Kombit janë vendosur fotot e 40 martirëve të Kishës Katolike, 38 prej të cilëve janë ekzekutuar në periudhën e komunizmit, ndërsa dy të tjerë janë personazhe që lanë gjurmë të mëdha në historinë e njerëzimit.

Pritet që mijëra qytetarë të ndjekin Meshën, mes tjerash edhe përmes 8 ekraneve të vendosur në Bulevard.

Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë .

Papa Françesku mbërrin në Rinas të dielën në orën 09:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.