Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Viola von Cramon-Taubadel – krye-vëzhguese e zgjedhjeve në Kosovë

Viola von Cramon-Taubadel – krye-vëzhguese e zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë nga një mision i Bashkimit Evropian.

Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, ka emëruar Viola von Cramon-Taubadel si krye-vëzhguese të zgjedhjeve në Kosovë.

Mogherini tutje ka deklaruar se vendosja e një misioni evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme dëshmon se BE është e angazhuar t’i mbështesë proceset demokratike në Kosovë.

“Kam besimin se vendosja e një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të udhëhequr nga Viola von Cramon-Taubadel do të kontribuojë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe transparente. Të gjitha palët e interesuara duhet të jenë në gjendje të përfshihen dhe të kenë fjalën e tyre për të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje vijnë në një pikë të rëndësishme për Kosovën ku duhet lëvizur me vendosmëri për të bërë përparim në rrugën evropiane, në reforma dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ajo, transmeton Koha.net.

Ndërkaq shefja e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel deklaroi se është e rëndësishme që BE të vazhdojë vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Unë kam shpresë se vëzhgimi ynë do të japë një kontribut të rëndësishëm në këto zgjedhje dhe në përpjekjet për të forcuar proceset zgjedhore të Kosovës në të ardhmen. Ishte një nder i madh për mua të drejtoj këtë mision dhe unë e kam pranuar këtë detyrë me përgjegjësi të madhe”, ka thënë ajo.

Ekipi kryesor i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve i përbërë nga nëntë analistë të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mbërritën në Prishtinë më 7 shtator dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Më vonë në shtator, ekipit bazë do t’i bashkohen 18 vëzhgues të cilët do të vendosen në të gjithë vendin.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.